Dëmi rreth 3 milionë euro Postës Shqiptare në Durrës/ Arrest me burg për ish-drejtoreshën
Gjykata e Durrësit ka caktuar masat e sigurisë për tre punonjëset e Postës Shqiptare në Durrës, të dyshuara për shpërdorim detyre dhe përvetësim të fondeve të pensioneve në një skemë që mund të ketë shkaktuar një dëm prej deri në 3 milionë euro. Pas shqyrtimit të kërkesës së Prokurorisë, gjykata vendosi masën “Arrest me burg” për ish-drejtoreshën Elisabeta Mataj, ndërsa ndaj Valbona Dunit dhe Paola Danajt u caktua masa “Arrest në shtëpi”. Sipas hetimeve paraprake, tre punonjëset dyshohet se kanë abuzuar me detyrën duke përvetësuar fonde të destinuara për pagesën e pensioneve. Prokuroria po vijon hetimet për të zbardhur të gjithë mekanizmin e skemës dhe për të identifikuar përgjegjësit e mundshëm. Pas zbulimit të rastit, Posta Shqiptare bëri me dije se ka marrë masa administrative...
Burimi:
gijotina.com