Defekti në mes të detit rrezikoi familjen me 3 fëmijë, Policia Kufitare i shpëton pranë Jalës

Defekti në mes të detit rrezikoi familjen me 3 fëmijë, Policia Kufitare i shpëton pranë Jalës

Një familje me tre fëmijë përjetoi momente frike dhe paniku mbrëmjen e së martës pranë plazhit të Jalës, pasi mjeti me të cilin po lundronin pësoi defekt në mes të detit për shkak të motit të keq. Ngjarja ndodhi rreth orës 22:30, kur u kërkua ndihmë për mjetin lundrues që kishte mbetur në det. Pas kërkimeve, Policia Kufitare lokalizoi mjetin ku ndodheshin një çift bashkëshortësh dhe tre fëmijët e tyre. Familja u transportua drejt PKK Himarë dhe fatmirësisht të pesë personat ishin në gjendje të mirë shëndetësore. Ngjarja vjen pas përkeqësimit të motit në bregdetin jugor, ndërsa policia u bëjnë thirrje lundruesve të tregojnë kujdes dhe të shmangin daljen në det kur kushtet atmosferike janë të pafavorshme. Njoftimi i plotë i policisë: “Policia Kufitare ndihmon...