Ç’ndodhi gjatë seancës në GJKKO? Kryemadhi: Zarf i zi për SPAK-un e Altin Dumanit!

Ç’ndodhi gjatë seancës në GJKKO? Kryemadhi: Zarf i zi për SPAK-un e Altin Dumanit!

Monika Kryemadhi ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka ngritur një sërë pyetjesh drejtuar SPAK-ut dhe ish-kreut të këtij institucioni, Altin Dumani, lidhur me hetimin ndaj saj dhe përdorimin e bisedave telefonike si prova. Kryemadhi pretendon se dosja prej 240 faqesh, e ndërtuar mbi bisedat telefonike, është e paligjshme dhe kërkon sqarime mbi bazën ligjore të saj. Në reagimin e saj, ajo i referohet vendimit nr. 481, datë 17 dhjetor 2023, duke pretenduar se gjykata ka konstatuar se telefoni në fjalë nuk ishte në pronësi të saj. Nisur nga kjo, Kryemadhi pyet se mbi çfarë provash mbështetet akuza e ngritur ndaj saj. Nga ana tjetër, ajo shtron edhe pyetjen se, nëse organi i akuzës pretendon se telefoni ishte i saj, ku ndodhet...