Çfarë po paralajmëron Edi Rama për Belinda Ballukun, deklaron se nuk do ndërhyjnë më në sistemin e drejtësisë pas…
Në kuadër të 35-vjetorit të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama gjatë një takimi në Dibër ka dhënë dje sinjale se do të “lëshojë” ish-zv/kryeministren Belinda Balluku dhe zyrtarë të tjerë të lartë socialistë që po hetohen nga drejtësia, kryesisht Prokuroria e Posaçme (SPAK) si të përfshirë në afera korruptive. Duke folur për pavarësinë e institucioneve, Rama deklaroi se qeveria po pranon “goditjet” nga pushteti i drejtësisë, pa reaguar për ta penguar atë siç ka ndodhur në dekada të shkuara. Ai theksoi se demokracia nuk mund të funksionojë pa ndarjen e tre pushteteve dhe se, sipas tij, Shqipëria po ecën në drejtimin e duhur pavarësisht vështirësive. Madje duke folur për sistemin e drejtësisë, Rama tha se pranimi i goditjeve nga një pushtet tjetër, si ai i...
Burimi:
sot.com.al