“Çdo të enjte gjendet në aktivitet”/ Votimi i Rezolutës,analisti : Mungesa e Ramës, shmangie nga përballja me opozitën

“Çdo të enjte gjendet në aktivitet”/ Votimi i Rezolutës,analisti : Mungesa e Ramës, shmangie nga përballja me opozitën

Në një zhvillim të papritur, mazhoranca socialiste votoi në Kuvend me konsensus të përbashkët pozitë-opozitë një rezolutë për integrimin. I ftuar në nje studio televizive, analisti Enton Abilekaj e sheh aktin e bashkëpunimit të mazhorancën, si një hipokrizi, kjo edhe për shkak të mungesës së Kryeministrit në seancën ku u votua dokumenti konsensual, i pari i këtij lloji. Vetëm një javë më parë, theksoi Abilekaj, mazhoranca kishte refuzuar kërkesën e opozitës për të diskutuar pikërisht raportin e Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian. Teksti i rezolutës së miratuar përfshin pika kyçe të kërkuara vazhdimisht nga opozita, si lufta kundër korrupsionit, përfshirja e opozitës në institucione dhe rritja e llogaridhënies së qeverisë. Por për analistin, elementi që e zbehu këtë akt konsensual ishte mungesa e Kryeministrit,...