Bullgaria fiton Festivalin Europian të Këngës, Alis me “Nân” renditet vetëm në vendin e 13- të…

Bullgaria fiton Festivalin Europian të Këngës, Alis me “Nân” renditet vetëm në vendin e 13- të…

Ka ulur siparin nata e madhe e Finales së Eurovizionit 2026, një mbrëmje që dhuroi gjithçka: emocione të forta gare, spektakël të vërtetë vizual dhe performanca të jashtëzakonshme vokale. Pas afro 4 orësh të një shou plot ritëm dhe energji në arenën e “Wiener Stadthalle”, trofeu i edicionit të 70-të jubilar shkoi për Bullgarinë, e cila fitoi falë performancës shpërthyese të DARA-s me këngën “Bangaranga”.Mbrëmja u karakterizua nga një garë e ashpër dhe tepër e fortë në tabelën e klasifikimit, e cila i mbajti të gjithë në ankth deri në minutat e fundit me një përballje “dhëmbë për dhëmbë” mes Izraelit dhe Bullgarisë. Me këtë triumf, festivali i ardhshëm i këngës evropiane do të zhvillohet vitin e ardhshëm në Bullgari.Alis dhe Rajmonda Bulku, një performancë...