‘Boll na mashtruat’, thirrja e nënës së një fëmije me spektrin e autizmit: Shteti na ka shkelur, gjendja alarmante!
Një grua që u ngjit në podiumin e protestës për Zvërnecin e përqendroi thirrjen e saj te fëmijët me autizëm. Ajo tha se si nëna e një fëmije me spektrin e autizmit, shteti nuk siguron shërbimet dhe ndihmën e duhur për ta, ndërsa bëri thirrje për të mos u dorëzuar. “Unë jam një prind me fëmijë me autizëm! Këtu sot jemi mbledhur shumë! Do ju lutesha, të na dëgjoni në këtë kauzën tonë! Zoti na e dha sfidë, por ne do ta kthejmë në mision! Shteti ynë na ka shkelur dhe vazhdon të na shkelë! Na jep 150 mijë lekë! Duam qendra, duam mjekësi, dentistë dhe shërbime minimale! Shkojmë në spitale dhe na refuzohen sa themi kemi fëmijë me autizëm! Ju lutem, mos i diskriminoni...
Burimi:
sot.com.al