Bojkoton PD: Nuk do marrim pjesë në zgjedhjen e emrave për Prokuror të Përgjithshëm

Bojkoton PD: Nuk do marrim pjesë në zgjedhjen e emrave për Prokuror të Përgjithshëm

Partia Demokratike nuk do të marrë pjesë në procesin për zgjedhjen e emrave për Prokuror të Përgjithshëm. Ky vendim u konfirmua sot nga kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një deklarate për mediat jashtë ambienteve të SPAK. Berisha është shprehur se opozita ka ndërprerë cdo lloj bashëkpunimi me mazhorancën, si dhe shtoi se Prokurori i Përgjithshëm duhet të rishqyrtohet si institucion pasi sipas tij, nuk ka rolin që duhet të ketë. “Jo, ne nuk marrim pjesë në përzgjedhje emrash. Pas aktit të tyre me Avokatin e Popullit, ne kemi ndërprerë çdo lloj bashkëpunimi në përzgjedhjen e emrave. Por mund të them që Prokurori i Përgjithshëm sot është institucioni më i zhveshur nga çdo kompetencë dhe kur dëgjoj ndonjëherë raportin e tij, ai flet sikur...