‘Blindimi’ i Kuvendit, Bardhi: Akt i papranueshëm! Askujt nuk i rrezikohet jeta nga qytetarët që protestojnë
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me masat e rrepta që ka ndërmarrë Policia e Shtetit, duke zgjeruar perimetrin e sigurisë dhe bllokuar totalisht rrugën para parlamentit ku po mbahet protestë. Në një reagim në rrjete sociale, Bardhi e cilëson këtë si një akt të papranueshëm, ndërsa shton se askujt nuk i rrezikohet jeta nga qytetarët që kanë dalë të protestojnë. Sipas tij, Policia e Shtetit po pengon lëvizjen e lirë dhe raportimin e punonjësve të medias, gjë që, sipas tij, përbën kufizim lirie. “Rrethimi i Kuvendit në një perimetër të zgjeruar dhe prania e paprecedent e një numri të madh të punonjësve të Policisë së Shtetit në godinën e Kuvendit, është një akt i shëmtuar dhe i papranueshëm....
Burimi:
gijotina.com