Biznesmeni në kërkim pjesë e grupit kriminal të kokainës, si favorizohej Ilir Shtufi nga Balluku me tenderat e rrugëve
Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje në lidhje me aksionin e SPAK dhe policisë ku janë firmosur 20 masa sigurie për një grup kriminal, që akuzohet për trafik droge dhe pastrim parash. Mes personave me masë sigurie arrest me burg është edhe biznesmeni Ilir Shtufi, i cili del edhe në dosjen e Belinda Ballukut, pasi është favorizuar në tenderat e rrugëve. Një tjetër person me masë sigurie arrest në burg është edhe Artur Shehu, shqiptaro amerikani që është në kërkim dhe po hetohet edhe për tjetërsim pronash. Ndërsa për biznesmenin Edmond Jaupaj është firmosur masa e arrestit në shtëpi. “Arrest me burg për Artur Shehun, shqiptaro amerikanin që nuk është arrestuar, pasi jeton në SHBA. Është larguar para shumë vitesh për shkak të konflikteve që...
Burimi:
sot.com.al