Berisha: Eurodeputeti denoncoi Ramën se përdor familjarët për të transportuar para jashtë shtetit, Interpol dhe Eurojust të nisin hetimet

Berisha: Eurodeputeti denoncoi Ramën se përdor familjarët për të transportuar para jashtë shtetit, Interpol dhe Eurojust të nisin hetimet

Deklarata e eurodeputetit çek Tomas Zdecovski ishte në qendër të konferencës për mediat e zhvilluar nga kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha. Ai tha se deklaratat e eurodeputetit përbëjnë akuza të rënda ndaj kryeministrit Edi Rama dhe familjarëve të tij. Gjatë fjalimit të tij, Berisha u shpreh se Zdechovský ka deklaruar se po ndiqen paratë, duke pretenduar se bëhet fjalë për para të përfituara nga veprimtari kriminale ose nga trafikantë shqiptarë. Sipas tij, këto janë ndër akuzat më të forta të bëra ndonjëherë ndaj një drejtuesi të një vendi evropian. Kreu i demokratëve e cilësoi deklaratën e eurodeputetit si të paprecedentë dhe tha se ndjekja e parave është mënyra kryesore për të zbuluar aktivitetet kriminale, teksa shtoi se këto pretendime duhet të hetohen nga institucionet...