Bashkim Ulaj rrethoi kantierin e ndërtimit me mure të larta e tela me gjemba, protestuesi: Do ta heqim rrethimin!
Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resorit luksoz të botuesit dhe ndërtuesit Bashkim Ulaj. Një banor tha se kërkojnë të drejtën e tyre, duke akuzuar se pronat u janë rrëmbyer. Ai thotë se do ta heqin rrethimin. “Kërkojmë të drejtën tonë. Na kanë rënë në qafe. Është e disata herë që protestojmë. As nuk na shkon ndërmend me u përplas. Nëse mundemi do e heqim rrethimin. Për shtetin kemi thirrje, mos na bjer në qafë”, tha një protestues.
Burimi:
sot.com.al