Bardhi pas raportit të KE-së: SPAK t’i kërkojë menjëherë Kuvendit heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i ka bërë thirrje SPAK-ut që t’i drejtohet pa vonesë Kuvendit me një kërkesë të re për heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku, duke kërkuar që të zbatohet i njëjti standard si në raste të tjera të hetuara nga Prokuroria e Posaçme. Përmes një reagimi mbi raportin e Komisionit Evropian për shtetin e së drejtës, Bardhi u ndal te shqetësimi i ngritur nga Brukseli lidhur me vendimin e shumicës socialiste për të mos miratuar kërkesën e SPAK-ut ndaj ish-zëvendëskryeministres. Sipas tij, raporti evidenton se mazhoranca i ka ofruar mbrojtje politike Ballukut, duke penguar vijimin e procedurave të kërkuara nga drejtësia. Bardhi kërkon që SPAK të reagojë menjëherë dhe të depozitojë një tjetër kërkesë në Kuvend...
Burimi:
gijotina.com