Banorët e fshatit Kryezjarr në protestë për dëmtimin e rrugës nga mjetet e rënda, i pranishëm edhe kryebashkiaku
Kryetari i Bashkisë Gledian Llatja ju bashkua shqetësimit të banorëve të fshatit Kryezjarr, teksa këta të fundit protestuan për dëmtimin e rrugës nga mjetet e rënda të cilat po punojnë për ndërtimin e nënstacionit elektrik. Së bashku me një përfaqësi të banorëve, Llatja zhvilloi një takim me drejtuesit e kompanisë prej të cilëve mori garancinë që menjëherë pas përfundimit të punimeve nga makineritë e rënda, do të nisë rehabilitimi i rrugës dhe kthimi i saj në gjendjen e mëparshme. Po ashtu, Llatja tha se nën monitorim nga kompania dhe inxhinierët e bashkisë do të jenë edhe urat për çdo dëmtim të mundshëm. Sipas kryetarit të bashkisë, çdo investim që sjell përmirësim të jetës së banorëve, siç është nënstacioni elektrik, është i mirëpritur, por pa dëmtuar...
Burimi:
sot.com.al