“Babanë e ka invalid, nuk kam marrëdhënie të mirë me të”, çfarë deklaronte kryeplaku i Lozhanit për Violand Braçellarin. Kishte zaptuar shtëpinë e një tjetër banori

“Babanë e ka invalid, nuk kam marrëdhënie të mirë me të”, çfarë deklaronte kryeplaku i Lozhanit për Violand Braçellarin. Kishte zaptuar shtëpinë e një tjetër banori

Në dosjen hetimore të Violand Braçellarit, autorit të masakrës në fshatin Lozhan të Maliqit në qytetin e Korçës, dalin detaje të reja, që tregojnë se 43-vjeçari ishte një person problematik në zonë. Kryeplaku i fshatit, Sabri Braçellari, në deklarimin e dhënë në prokurori gjatë hetimeve të vitit 2015, tregon se nuk ka pasur marrëdhënie të mirë me Violandin dhe familjen e tyre. Ai shprehej se ata kishin zënë shtëpinë e një tjetër banori, i cili e kishte lënë fshatin për tu transferuar në qytet. “Unë banoj në Lozhan, i pandehuri banon në Vlorë. Prindërit e tij prej rreth një viti e gjysmë janë kthyer në Lozhan. Ata po banojnë te shtëpia e Eduart Braçellarit, që është djali i Mit’hatit. Banesa e Mit’hatit është 50-70 m...