Baba i tre fëmijëve të mitur, ky është minatori që humbi jetën

Baba i tre fëmijëve të mitur, ky është minatori që humbi jetën

Është publikuar foto e minatorit Ilir Kolaveri, i cili humbi jetën teksa u rrëzua aksidentalisht dhe më pas është zënë poshtë nga masivi i kromit në minierën e Tërnovës. Kolaveri, i cili është babai i tre fëmijëve të mitur, dy djemve dhe një vajze, u nxor pasditën e së shtunës nga thellësia e minierës, ndërsa sot do t’i jepet lamtumira e fundit. Ilir Kolaveri Në lidhje me këtë ka reaguar edhe Njësia Administrative Suç- Kurdari-Bashkia Klos, e cila i ka kushtuar një dedikim 40-vjeçarit. Sipas faqes së njësisë administrative, Kolaveri ishte një familjar dhe një mik i mirë për ata që e njohën. “Dhimbje e madhe per familjen Kolaveri nga fshati Suç! Nga galerit e ferrit sot humbem nji baba,vẽlla, kushuri dhe mik te mire...