Avokati nga Tepelena: Protestën e ka marrë lumi. Të gjithë ata që kanë mbetur në protestë janë ‘Hamasi’ i Sali Berishës
Avokati Idajet Beqiri tha se protesta, sipas tij, ka devijuar nga qëllimi fillestar dhe është shndërruar në një aksion që dëmton interesat e Shqipërisë. Në emisionin “3D” nga Alban Dudushi në RTSH, Beqiri tha se protesta mori një tjetër drejtim anti-shqiptare që pas ndërhyrjes, sipas tij të Greqisë, Serbisë dhe Iranit. “Protesta është mjet demokratik dhe kushtetues dhe ditët e para kështu e kam konceptuar edhe unë. Më pas protestën e mori lumi dhe mori anën e anti-shqiptarizmit, pasi u futën shumë të tjerë, që nga greku, serbi, për të prishur imazhin e Shqipërisë dhe që të mos investohej. Ndërhyri edhe Irani”, tha Beqiri. Sipas avokatit, ajo që po ndodh aktualisht nuk është më një protestë e zakonshme, por një sulm ndaj ekonomisë dhe procesit...
Burimi:
argjiroja.net