Avokati i Safet Bajrit tërheq dosjen hetimore nga SPAK-u me karrocë marketi (VIDEO)

Avokati i Safet Bajrit tërheq dosjen hetimore nga SPAK-u me karrocë marketi (VIDEO)

Avokati i Safet Bajrit është shfaqur me karrocë marketi në ambientet e SPAK ditën e sotme dhe brenda saj ka vendosur fashikujt hetimorë në kuti. Safet Bajri, sëbashku me Behar Bajrin, Astmer Bilalin dhe Eria Agon akuzohen nga SPAK për vrasjen e Fatbardh Licit, xhaxhai i Ibrahim Licit. Motivi i vrasjes së Licit sipas SPAK, lidhet me dyshimin e Behar Bajrit se Ibrahim Lici kishte vrarë një pjesëtar të grupit të tyre, ish-policin Boran Bërçana më 15 korrik të vitit të 2018, i cili u ekzekutua në makinë bashkë me partneren Silvi Ndoci, ndërsa fëmija 3-vjeçar shpëtoi. Për vrasjen e Fatbardh Licit, SPAK ka ngritur akuzat “Vrasje me paramendim”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, si dhe “grupi...