Avokat Edmond Petraj: Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi po luajnë kartën e fundit për të rrëzuar provat e SPAK, ja pse…
Avokati i njohur, Edmond Petraj, ka komentuar zhvillimet më të fundit në dosjen penale ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, duke analizuar strategjinë që mbrojtja po ndjek përballë akuzave të Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Gjatë një interviste për gazetën SOT, avokat Petraj u ndal te kërkesa e mbrojtjes për shpalljen të papërdorshme të një pjese të provave, duke theksuar se kjo përbën një hap të rëndësishëm procedural që mund të ndikojë në ecurinë e procesit. Sipas tij, beteja kryesore tashmë nuk zhvillohet vetëm mbi akuzat, por mbi ligjshmërinë e provave mbi të cilat mbështetet dosja. Petraj theksoi se, nëse gjykata do të konstatojë shkelje në administrimin e provave, pasojat mund të jenë shumë më të gjera sesa përjashtimi i disa akteve. Ai komentoi gjithashtu deklaratën...
Burimi:
sot.com.al