“Avash avash, të gjithë do dalin”/ Rama ‘kthen sytë’ nga protesta: Dhe flamingot do habiten me veten e tyre, si…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social Facebook, duke komentuar zhvillimet e fundit pas një proteste dhe deklaratat që kanë qarkulluar në lidhje me organizimin e saj. Në reagimin e tij në Facebook, Rama ka ndarë edhe një foto me një mbishkrim ku pretendohet se “organizatori” i protestës ka deklaruar se në turmë kishte grupe serbe dhe greke të infiltruar, të cilat sipas tij do të identifikohen me emra. Duke ironizuar situatën, Rama shkruan: “Ouuu….. Po ky vetë? Avash avash, të gjithë do dalin! Dhe flamingot do habiten me veten e tyre si ranë me kokë mes korbave e sorrave të shqiptarisë së rreme.”
Burimi:
sot.com.al