Autori veproi i vetëm/ Detaje të reja nga vrasja e Edmond Sulës, ekzekutimi nga një vrasës me pagesë

Autori veproi i vetëm/ Detaje të reja nga vrasja e Edmond Sulës, ekzekutimi nga një vrasës me pagesë

Detaje të reja kanë dalë nga ekzekutimi i Edmond Sulës në Bërxullë. Burimet bejne me dije, se vrasja është kryer nga vrasës me pagesë dhe se autori ka vepruar i vetëm. Dyshimet e para të grupit hetimor janë se ekzekutimi i Edmond Sulës është kryer nga vrasës me pagesë, nisur nga mënyra e organizuar e atentatit, ku autori ka vepruar i vetëm në momentin e ekzekutimit. Sipas burimeve, autori e ka pritur 50-vjeçarin deri në momentin kur ai ka zbritur nga automjeti dhe po hynte në banesën e tij, në Bërxullë dhe e ka qëlluar me një plumb në kokë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Pamjet e kamerave të sigurisë kanë filmuar autorin teksa largohet në këmbë nga vendi i krimit. Më pas, dyshohet...