Automjeti del nga rruga në aksin Elbasan-Librazhd, humb jetën 19-vjeçari
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një të riu është regjistruar pasditen e së enjtes në aksin kombëtar Elbasan–Librazhd, në fshatin Mengël, Njësia Administrative Labinot-Fushë. Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 17:00, automjeti që drejtohej nga shtetasi K. B., 19 vjeç, ka dalë nga rruga, duke u përplasur me barrierat mbrojtëse anësore. Si pasojë e përplasjes së fortë, i riu ka pësuar plagë të rënda dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit, por fatkeqësisht ka mbërritur pa shenja jete. Burime paraprake e identifikojnë viktimën si Klement Balla, banues në fshatin Griqan të Bashkisë Elbasan. Policia konfirmoi se 19-vjeçari humbi jetën si pasojë e aksidentit, ndërsa grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe shkaqet që çuan në daljen...
Burimi:
gijotina.com