Aulon Kalaja denoncon problematikën me rrugët në Mazhë të Madhe: Shtrimi me asfalt jo për të gjithë lagjen…
Aulon Kalaja nëpërmjet një video-mesazhi ka ndarë problematikën me të cilën përballën banorët në Mazhe të Madhe në bashkinë Krujë. Ai thekson se banorët e zonës janë ankuar për rrugët që shtrohen me çakull dhe asfalt vetëm për disa shtëpi dhe jo për të gjitha lagje. “Qytetarët ankohen, që rrugët shtrohen me çakull dhe asfalt vetëm për disa shtëpi dhe jo për gjithë lagjen! Të gjithë qytetarët janë të barabartë si djathtas dhe majtas. Cili është ndryshimi që të jetosh djathtas në lagje të mos kesh asfalt dhe të jetosh majtas të kesh asfalt”, tha ai.
Burimi:
sot.com.al