Aulon Kalaja denoncon “malin e plehrave” në Krujë: Kështu nuk futemi as në Bashkimin Afrikan!

Aulon Kalaja denoncon “malin e plehrave” në Krujë: Kështu nuk futemi as në Bashkimin Afrikan!

Ish-kandidati i PD-së, Aulon Kalaja, ka denoncuar për një “mal plehrash” pranë fshatit Halil në Krujë. Me anë të një video-raportimi, ai tregon pamjet e plehrave të hedhura pranë fshatit, duke u shprehur se këto pamje nuk i përmbushin kriteret për t’u futur në BE. “Ndodhem në malin me plehra, në Fushë-Krujë, në fshatin Halil ose ndryshe Albanopolis, nga ku kemi marrë dhe emrin Albania. Ky mal, i cili është ngritur në mënyrë artificiale dhe përbëhet jo nga gurë e shkëmbinj, por nga plehra, është sot simboli i korrupsionit dhe ulja e moshës së kancerit në 15 vjeç. Këtë nuk e them unë, por OBSH. Në anën e majtë timen, krah plehrave, ndodhet një liqen ui mrekullueshëm, që mund të ishte rikthyer në një atraksion...