Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoja, GJKKO dënon me burg përjetë Plaurent Dervishajn

Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoja, GJKKO dënon me burg përjetë Plaurent Dervishajn

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka dënuar me burgim të përjetshëm Plaurent Dervishajn për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja. Nga sulmi mbeti i vrarë shoferi Andi Maloku, ndërsa u plagosën ish-prokurori Arjan Ndoja dhe Aleksandër Laho, i njohur me nofkën “Rrumi”. Për të pandehurin Julian Meçe, GJKKO vendosi dënimin me 35 vite burg. Edhe Prokuroria e Posaçme (SPAK) kishte kërkuar të njëjtat dënime, duke akuzuar Plaurent Dervishajn, të cilësuar si pjesë e të ashtuquajturës “banda e Durrësit”, se organizoi atentatin e ndodhur më 1 Nëntor të 2019-tës në bashkëpunim me Julian Meçajn dhe persona të tjerë, mes tyre Bledar Polovina, Amar Shkëmbi (alias Dritan), Ramazan Rraja, Endrit Sinani, Genti Nderjaku, Bashkim Haxhija dhe Julian Pjetri. Për këta të fundit procesi gjyqësor vijon në një dosje të...