Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoja/ GJKKO dënon me burg përjetë Plaurent Dervishajn! 35 vite për Julian Meçajn

Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoja/ GJKKO dënon me burg përjetë Plaurent Dervishajn! 35 vite për Julian Meçajn

Gjykata e Posaçme ka dënuar me burgim të përjetshëm Plaurent Dervishajn për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja ku mbeti i vrarë shoferi Andi Maloku dhe u plagos ish-prokurori dhe Aleksandër Laho, i njohur si “Rrumi”. Për Julian Meçajn gjykata vendosi 35 vite burgim. Edhe SPAK kishte kërkuar të njëjtin dënim duke e akuzuar Dervishajn, pjesë e bandës së Durrësit, se për atentatin e 7 viteve më parë ka vepruar në bashkëpunim jo vetëm me Julian Meçajn, por dhe me personazhe të tjerë si Bledar Polovina, Amar Shkëmbi (alias Dritan), Ramazan Rraja, Endrit Sinani, Genti Nderjaku, Bashkim Haxhija dhe Julian Pjetri. Këta të fundit po gjykohen veçmas. Të dy të akuzuarit u arrestuan në Dubai, dhe në gusht të vitit 2024 u ekstraduan për tu përballur...