Atentat në Laç, 40-vjeçari me 4 mbiemra vritet me breshëri plumbash në hyrje të pallatit ku banonte

Atentat në Laç, 40-vjeçari me 4 mbiemra vritet me breshëri plumbash në hyrje të pallatit ku banonte

Një 40-vjeçar u vra mbrëmjen e sotme në lagjen Erdogan të Laçit me breshëri plumbash nga persona ende të paidentifikuar. Ilir Gjini ndërroi jetë gjatë transportimit në spital pasi nuk u mbijetoi plagëve të marra nga atentati në drejtim të tij. 40-vjeçari, i cili u qëllua me breshëri plumbash teksa po hynte në banesë, njihej edhe si Ilir Lika, alias Kokaj, alias Nure. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave, identifikimin e autorit ose autorëve, si dhe dokumentimin e shkakut të kësaj ngjarjeje të rëndë. Njoftimi i plotë i policisë:  Rreth orës 22:10, në qytetin e Kurbinit, është qëlluar me armë zjarri ndaj shtetasit I.Gj alias I. L., alias I.K, alias I. N,  rreth 40 vjeç. Ai...