Arrihet pakti PD-PS për rregulloren e Kuvendit/ Ja çfarë u vendos në mbledhjen e Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit
Këshilli për Mandatet dhe Rregulloren ka miratuar me konsensus ndryshimet e rregullores. Mbledhja përfundoi pak momente më parë, ndërsa pritet të kalohet për votim në seancë. Marrëveshja përmban lëshime nga të dyja palët. Mazhoranca ka tërhequr disa propozime që kufizonin kohën e debateve dhe mënyrën e raportimit nga institucionet, ndërsa opozita ka arritur të forcojë mekanizmat e kontrollit parlamentar Çfarë tërhoqi PS: U tërhoq nga propozimi që projektligjet e kërkuara nga BE shqyrtoheshin brenda një jave me procedurë të përshpejtuar. U tërhoq nga përgjysmimi i kohës së diskutimit në seancë plenare. Pranoi raportimin në Kuvend të të gjitha institucioneve me detyrë kushtetuese, duke hequr propozimin për të raportuar vetëm në Komisionin Xhafaj. U pranua që raportimet vjetore të bëhen në komisionet përkatëse sipas fushës. Çfarë...
Burimi:
sot.com.al