“Arrestoni Ramën”/ Tubimi madhështor kundër kryeministrit, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës: Revolucion
Në ditën e 37 qytetarët protestojnë kundër Edi Ramës duke treguar rezistencë, qëndrueshmëri deri në përmbushjen e kërkesave të tyre. Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës me thirrjet; “Arrestoni Ramën”, “Parlament i krimit”, “Atdheu nuk shitet”… Që nga dita e parë, mesazhi është një dhe i vetëm dorëheqja e kryeministrit, për të cilën shqiptarët janë shprehur se kjo kërkesë është e panegociueshme. Më shumë se një muaj revoltë, një protestë madhështore siç nuk është parë asnjëherë tjetër në vend, e cila ka treguar rezistencë dhe qëndrueshmëri. Kësaj revolte i është bashkuar edhe Diaspora e cila kulmoi me një pjesëmarrje historike, rekord më 20 qershor si edhe më 4 korrik, me thirrjen e vetme, “Edi Rama jepe dorëheqjen”, “Rama në burg, Berisha në burg”.
Burimi:
sot.com.al