Arrestohet në Gjirokastër 43-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pritet ekstradimi drejt Spanjës
Një 43-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet spanjolle është arrestuar në Gjirokastër, me qëllim ekstradimin drejt Spanjës. Ai akuzohet për kultivim të bimëve narkotike dhe vjedhje të energjisë elektrike, ndërsa arrestimi u krye në kuadër të operacionit të koduar “Fugitive”. Vijon operacioni i koduar “Fugitive”, për kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar. Akuzohet në Spanjë, për kultivim të bimëve narkotike dhe vjedhje të energjisë elektrike, kapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, 43-vjeçari. Si rezultat i punës operacionale të Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Sektorin Operacional të DVP Gjirokastër, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative mbi vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të Spanjës, u finalizua një tjetër fazë...
Burimi:
argjiroja.net