Arrestohen 3 të rinj me 5 kg kanabis, do i shisnin në Sarandë e Ksamil, njëri ‘ruante’ lëvizjet e policisë

Arrestohen 3 të rinj me 5 kg kanabis, do i shisnin në Sarandë e Ksamil, njëri ‘ruante’ lëvizjet e policisë

Tre persona janë arrestuar në Sarandë të cilët po trafikon lëndë narkotike. Në pamje dëgjohet momenti kur efektivët ndalojnë tre të dyshuarit me thirrjet “Mos lëviz!”, ndërsa i neutralizojnë dhe u vendosin prangat. Tre të arrestuarit u kapën në flagrancë në aksin Nivicë–Sarandë, pranë urës së Kakomesë, duke lëvizur me dy automjete. Gjatë kontrollit në mjetin që drejtonte një 31-vjeçar policia gjeti dhe sekuestroi 5 kilogramë kanabis që do t’i shisnin në Sarandë dhe Ksamil. Sipas hetimeve paraprake, një 26-vjeçar udhëtonte me automjetin tjetër për të monitoruar itinerarin dhe për të sinjalizuar praninë e patrullave të policisë, me qëllim shmangien e kontrolleve. “Në Sarandë, si rezultat i hetimeve proaktive 3-javore të kryera me metoda speciale të hetimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në bashkëpunim...