Apeli i GJKKO vendos mbi sekuestrimet e pasurive të grupit të AKSHI-t, mbeten të bllokuara asetet e Karçanajt
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) i ka dhënë një goditje të fortë vendimeve të mëparshme të SPAK-ut, duke rrëzuar pjesërisht sekuestrot preventive të vendosura mbi llogari bankare, asete shoqërish dhe pasuri të paluajtshme me vlerë miliona euro, ku e përfshirë në ankimime është edhe ish-drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Mirlinda Karçanaj. Në vendimin e zbardhur ekskluzivisht sot më 2 qershor 2026, gjyqtari monokratik Florjan Kalaja ka shqyrtuar ankimimet e bëra nga personat nën hetim me inicialet A.P, M.K (Mirlinda Karçanaj), E.B, A.K, si dhe disa shoqërive private, duke ndryshuar masat e sigurisë pasurore të dhëna në shkallë të parë më 20 prill. Nga ky vendim i Apelit, urdhërohet Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) dhe...
Burimi:
sot.com.al