“Apartamente 5000 euro pranë ujërave të zeza”/ Arkitektja: Standardet reale të jetesës dhe urbaniteti, nuk përputhen

“Apartamente 5000 euro pranë ujërave të zeza”/ Arkitektja: Standardet reale të jetesës dhe urbaniteti, nuk përputhen

Arkitektja dhe urbanistja Doriana Musai, e ftuar në nje studio televizive, foli për situatën e tregut imobiliar në Tiranë dhe çmimet e larta të apartamenteve, të cilat sipas saj nuk përputhen me standardet reale të jetesës dhe urbanitetit në qytet. Musai ngriti shqetësimin për sigurinë e ndërtesave të reja, duke kujtuar rastet kur fasadat e objekteve moderne kanë marrë flakë, pavarësisht kostos së lartë të ndërtimit dhe shitjes së tyre. “Ne kemi parë për shembull dy vitet e fundit dy objekte shumë të reja, shumë të kushtueshme që ka marrë flakë fasadat. Dhe njësoj sikur do t’i binte flaka një objekti që është 70-vjeçar. Pra me të njëjtën pakujdesi ndaj sigurisë dhe jetës së njeriut.”-tha ajo. Sipas saj, qytetarët që blejnë apartamente me çmime 4000...