APARATI I RADIOGRAFISË TE DENTISTI/ KUSH E KONTROLLON?
Një radiografi e vogël e dhëmbit, një panorameks apo një ekzaminim më i avancuar janë bërë pjesë normale e trajtimeve dentare. Por ndërsa pacienti ulet përpara aparaturës dhe ndjek udhëzimet e dentistit, rrallëherë pyet: A është e licencuar pajisja që po përdoret mbi mua dhe kush e kontrollon atë? Në Shqipëri, përdorimi i aparaturave dentare që prodhojnë rrezatim për radiografi nuk është një aktivitet që mund të zhvillohet pa kontroll. Instituti i Shëndetit Publik ka procedura të posaçme për licencimin e veprimtarive me aparatura radiologjike, përfshirë edhe ato që përdoren në stomatologji. LICENCA NUK ËSHTË OPSIONALE Lista zyrtare e kontrollit për klinikat dentare kërkon që, kur klinika disponon pajisje radiologjike, të ketë edhe licencën përkatëse nga autoritetet përgjegjëse për mbrojtjen nga rrezatimi. Pra një aparat...
Burimi:
ntv.al