“Anulo projektet”, ja kërkesat për Qeverinë/ Pas më shumë se 3 orësh mbyllet protesta përpara Kryeministrisë për Zvërnecin
Këtë të martë u mbajt në Tiranë dita e tretë e protestës për mbrojtjen e Zvërnecit. Qytetarët vijuan prej më shumë se tre orësh protestën, ku fillimisht u grumbulluan në sheshin “Skënderbej” dhe nga aty marshuan drejt Ministrisë së Brendshme dhe më pas te Kryeministria. Ata paraqitën 5 kërkesat për Qeverinë: 1. Dorëheqjen e qeverisë.2. Shfuqizimin e statusit dhe të kuadrit ligjor që lidhet me investitorët strategjikë.3. Shfuqizimin e Paketës së Maleve.4. Anulimin e ndryshimeve në Ligjin për Zonat e Mbrojtura.5. Anulimin e ndryshimeve në Ligjin për Trashëgiminë Kulturore. Në duar protestuesit mbanin pankarta me mesazhe si “Shqipëria nuk është në shitje” dhe slogane të forta politike. Gjatë protestës, disa qytetarë kanë çarë edhe kordonin e policisë në hyrje të godinës së Kryeministrisë. Ndërkohë, teksa...
Burimi:
top-channel.tv