“Anëtarë të BE me të drejta të pjesshme?”/ Rama nuk merr pjesë në seancë, Kapri: Mungesa e tij tregon dobësi!
Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri, ka kërkuar që kryeministri Edi Rama të jetë i pranishëm në seancën plenare në Kuvend, ku është parashikuar një interpelancë me të. Ai është shprehur se mungesa e tij në sallë, tregon dobësi, jo forcë. “Prania e Ramës në sallë është detyrim kushtetues. Edhe në Rregullore kemi parashikuar një seancë pyetje-përgjigje me kryeministrin që nuk ka ndodhur kurrë, pasi ai nuk vjen të japë llogari.Nëse në draft rezolutë thuhet të mbështesim kriteret e Kopenhagenit, Rama mendon ndryshe bashkë me Vuçiçin, pretendon të hyjmë në BE jo me të drejta të plota. Mungesa e tij në Parlament tregon dobësinë e tij jo forcë”, tha ai.
Burimi:
sot.com.al