Amnistia përplaset me drejtësinë! 10 mijë hetime pritet të mbyllen, por dosjet zvarriten
Zbatimi i ligjit të amnistisë 2026 po përballet me vonesa në sistemin gjyqësor, ndërsa të dënuar dhe persona që përfshihen në kategoritë përfituese kanë ngritur shqetësimin se vendimet gjyqësore po zbardhen me vonesë. Ankesat i janë përcjellë edhe Avokatit të Popullit. Sipas tyre, vonesat po krijojnë pengesa në zbatimin e amnistisë, edhe pse ligji parashikon mundësi për përfshirjen e rasteve kur vendimet nuk janë ende të arsyetuara. Në këtë kategori përfshihen persona që kanë qenë në proces gjyqësor dhe ndaj të cilëve vendimi është shpallur deri më 31 maj. Në rastet kur vepra penale përfshihet në kategoritë e amnistisë, qytetari mund të heqë dorë nga e drejta e apelit për të përfituar nga falja. Ndërkohë, sipas raportimit të gazetares së Top Channel, Anila Hoxha, edhe...
Burimi:
ntv.al