ALZHEIMERI NUK ËSHTË VETËM ÇËSHTJE GJENESH/ Çfarë roli luajnë ushqimi, sheqeri dhe stili i jetës

ALZHEIMERI NUK ËSHTË VETËM ÇËSHTJE GJENESH/ Çfarë roli luajnë ushqimi, sheqeri dhe stili i jetës

Për shumë vite Alzheimeri është parë kryesisht si një sëmundje e lidhur me moshën dhe trashëgiminë gjenetike. Por kërkimet e viteve të fundit tregojnë se tabloja është shumë më komplekse dhe se mënyra si jetojmë gjatë dekadave mund të ndikojë ndjeshëm në rrezikun e rënies së aftësive njohëse. Alzheimeri është forma më e zakonshme e demencës dhe përbën rreth 60–70% të rasteve. Shkencëtarët vlerësojnë se në zhvillimin e tij ndërthuren faktorët gjenetikë, biologjikë, metabolikë, mjedisorë dhe mënyra e jetesës. Një nga lidhjet që po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen është ajo mes shëndetit metabolik dhe trurit. Studimet kanë treguar se diabeti i tipit 2, rezistenca ndaj insulinës, tensioni i lartë, obeziteti dhe probleme të tjera kardiovaskulare lidhen me një rrezik më të lartë për...