Alarmi i kuq në Ballkan, rajoni “shkrihet” nga i nxehti

Alarmi i kuq në Ballkan, rajoni “shkrihet” nga i nxehti

Vala rekord e të nxehtit që ka përfshirë Evropën prej më shumë se një jave ka mbërritur tashmë edhe në Ballkan, duke nxitur alarmin për zjarre e duke shkaktuar probleme të shumta në vendet e rajonit Përveç Shqipërisë që është mbërthyer nga temepratura ekstreme, edhe autoritetet kroate kanë shpallur alarmin e kuq në Zagreb, Split dhe Dubrovnik. Në ishullin turistik të Visit, dhjetëra zjarrfikës, të mbështetur nga katër avionë, po luftojnë një zjarr të madh që ka përfshirë pyjet me pisha, shkruan A2. Në Bosnjë dhe Hercegovinë, zjarrfikësit kanë arritur të vënë kryesisht nën kontroll zjarrin që për disa ditë përfshiu një landfill pranë qytetit të Mostarit. Flakët prodhuan sasi të mëdha tymi toksik, duke ndotur ajrin në zonat përreth dhe duke shqetësuar banorët. Edhe...