Aktivisti Edison Lika: 72 ditë rezistencë, protesta më e bukur që ka parë Shqipëria!
Protesta kundër qeverisë vijon për të 72-tën ditë radhazi, me qytetarë dhe aktivistë që janë mbledhur sërish para kryeministrisë për të kërkuar dorëheqjen e Edi Ramës. Aktivisti Edison Lika tha se kjo protestë përfaqëson një rezistencë mbarëkombëtare dhe se kërkesa kryesore mbetet e njëjtë që prej ditës së parë, dorëheqja. “Bashkohemi përsëri në shesh në ditën e 72-të të kësaj proteste, më të bukurën që Shqipëria ka parë ndonjëherë. Bashkohemi sot në ditën e 72-të të kësaj rezistence mbarëkombëtare dhe kërkojmë edhe sot, si ditën e parë, dorëheqje”, u shpreh aktivisti.
Burimi:
gijotina.com