AKSK paralajmëron qytetarët: Kujdes nga email-et dhe SMS-të në emër të bankave dhe Postës Shqiptare

AKSK paralajmëron qytetarët: Kujdes nga email-et dhe SMS-të në emër të bankave dhe Postës Shqiptare

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ka lëshuar një paralajmërim për qytetarët, në të cilën ka këkruar që ata të tregohen vigjilentë ndaj mesazheve dhe email-eve mashtruese që përdorin emrin dhe identitetin vizual të bankave, Postës Shqiptare apo institucioneve të tjera. Në njoftimin e tyre thuhet se këto mesazhe synojnë të vjedhin të dhënat personale dhe bankare të qytetarëve përmes mashtrimeve të njohura si “phishing”. Në mesazhet e dërguara ndaj qytetarëve thuhet se ai/ajo ka një pako që kërkon pagesë ose konfirmim të adresës, se llogaria bankare është bllokuar. Sipas kësaj ai duhet të veprojë menjëherë për të shmangur pezullimin e një shërbimi. Autoriteti u bën thirrje qytetarëve të mos klikojnë në linqe të dyshimta dhe të mos ndajnë asnjëherë fjalëkalime, kode verifikimi (OTP), PIN-e apo të dhëna të...