Aksidenti në aksin Pogradec-Lin, shkon në 4 numri i të plagosurve, pamje nga vendngjarja
Një aksident u regjistrua ditën e sotme në aksin nacional Pogradec-Lin, në afërsi të fshatit Pojskë. Në aksident u përfshinë dy automjete. Mësohet se ka ndërruar jetë një grua, e cila ishte pasagjere në një prej automjetet e përplasura. Ndërsa ka shkuar në 4 numri i të plagosurve. Siç shihet edhe nga pamjet që sjell “News24”, përplasja ka qenë e forta, ndërsa automjetet duken plotësisht të shkatërruara. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po bën zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Burimi:
sot.com.al