Aksident rrugor në Elbasan/ Kamioni përplaset me një automjet, plagoset rëndë një person

Aksident rrugor në Elbasan/ Kamioni përplaset me një automjet, plagoset rëndë një person

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Elbasan-Peqin pranë fshatit Bishqem. Një kamion është përplasur më një automjet, ndërsa është plagosur një person. Ai është dërguar me urgjencë drejt ambienteve të spitalit, për të marrë ndihmën e specializuar mjeksore. Bëhet me dije se ai është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa dyshohet se aksidenti ka ndodhur për shkak të parakalimit të gabuar të njërit prej mjeteve. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po heton më shumë mbi rastin.