Aksident në Tepelenë, përplasen dy automjete: Tre persona të plagosur
Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e së dielës në dalje të qytetit të Tepelenës, ku si pasojë e përplasjes së dy automjeteve kanë mbetur të plagosur tre persona. Sipas informacionit paraprak, në aksident janë përfshirë dy mjete, ndërsa të lënduar kanë mbetur drejtuesit e të dy automjeteve dhe një pasagjer. Të plagosurit janë transportuar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur veprimet për dokumentimin e rrethanave të aksidentit dhe përcaktimin e shkaqeve që çuan në përplasjen e mjeteve. Ky është aksidenti i dytë i regjistruar gjatë ditës në qarkun e Gjirokastrës. Më herët, në kthesën e Viroit, në aksin Gjirokastër–Tepelenë, një motoçikletë u përplas me një kamion. Si pasojë e përplasjes,...
Burimi:
gijotina.com