Aksident me vdekje në vend/ Makina përplas motorin, humb jetën 36-vjeçari
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në aksin rrugor dytësor Lezhë-Kryqëzimi i Rrilës, pranë një pike karburanti. Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë një automjet dhe një motomjet. Si pasojë e përplasjes së fortë, drejtuesi i motomjetit ka humbur jetën. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
Burimi:
sot.com.al