Aksident i rëndë në autostradën Levan-Tepelenë/ Plagoset një person, nisin menjëherë hetimet

Aksident i rëndë në autostradën Levan-Tepelenë/ Plagoset një person, nisin menjëherë hetimet

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në autostradën Levan- Tepelenë pranë vendit të quajtur Poçem. Dy automjete janë përplasur me njëra- tjetrën dhe si pasojë e goditjes se fortë një person është lënduar dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier. Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e policisë dhe grupi hetimor për të përcaktuar shkaqet e këtij aksidenti dhe disiplinimin e trafikut.