Aksident i rëndë në aksin Vlorë-Llogara, 1 i vdekur dhe 5 të plagosur

Aksident i rëndë në aksin Vlorë-Llogara, 1 i vdekur dhe 5 të plagosur

Një viktimë dhe 5 të plagosur në gjendje të rëndë është bilanci tragjik i një aksidenti në Vlorë. Një furgon me punonjës ka humbur kontrollin orët e para të mëngjesit në aksin Vlorë–Llogara, duke dalë nga rruga dhe duke u përplasur me një bordurë betoni në anë të aksit. Përplasja ka qenë aq e fortë, aq sa mjeti është shkatërruar plotësisht. Ndërsa është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve, të cilët prenë pjesë të sediljeve për të nxjerrë të plagosurit, të cilët kishin mbetur të bllokuar mes llamarinave dhe hekurave të furgonit. Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën Ilir Haka, 52 vjeç. Të plagosur kanë mbetur Saimir Haka, 22 vjeç, Qazim Haka, 44 vjeç, Sako Rexha, rreth 22 vjeç, si dhe dy persona të tjerë, të...