Agjenti i Iranit dhe kryeministri i Shqipërisë

Agjenti i Iranit dhe kryeministri i Shqipërisë

Luan Rama* Ja pra, më në fund u zbulua edhe agjenti! Dhe çfarë agjenti, nga ata me mjekër dhe me bisht; agjent iranian. Nuk ka ende të dhëna publike se si është rekrutuar agjenti dhe as se sa është paguar nga MOIS (ky është akronimi në anglisht i Ministrisë së Inteligjencës së Republikës Islamike të Iranit, pasi vjen prej Ministry of Intelligence and Security) ose në persisht, VAJA, por me siguri Shërbimi Informativ i Shqipërisë duhet t’i ketë edhe këto të dhëna, nga të njëjtat burime prej nga ku e ka zbuluar agjentin e Iranit, të infiltruar në protestën e madhe të çdoditshme të qytetarëve të Tiranës. Të fshehtën që mezi e mbante brenda vetes gjithë mundim, përkundër tundimit për t’ua përplasur në sy protestuesve,...