Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale me drejtor të ri, emërohet me urdhër të Kryeministrit, Eduart Merkaj

Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale me drejtor të ri, emërohet me urdhër të Kryeministrit, Eduart Merkaj

Me propozim të ministrit të Drejtësisë dhe me urdhër të kryeministrit është emëruar si drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimeve të Vendimeve Penale z. Eduart Merkaj. Anila Hoxha raporton duke u bazuar në burime jo zyrtare, por të sigurta, ndërsa në ditët në vijim pritet të bëhet prezantimi për këtë detyrë i zotit Merkaj. Nga fundi i marsit 2026 rezulton se ky institucion është krijuar si agjenci dhe ka si subjekte të saj gjithë sistemin penitenciar dhe Shërbimin e Provës, duke përfshirë edhe kontrollin e të burgosurve dhe subjekteve që janë nën shërbimin e provës. Top Channel