Aeroporti i Vlorës, Pacolli bën “kronologjinë e ngjarjeve”: Qeveria të reflektojë mbi kostot që sjell arbitrazhi
Biznesmeni Behgjet Pacolli ka bërë një reagim në rrjetet sociale për çështjen e Aeroportit të Vlorës (VIA) dhe zgjidhjen e kontratës nga ana e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. Në postimin e tij në rrjetet sociale, Pacolli shkruan se që nga tetori 2025, MABCO, sipas tij aksionare me 98% në VIA dhe investitori kryesor dhe vetëm i projektit, u privua nga e drejta për të administruar dhe marrë vendime në shoqërinë që kishte themeluar dhe financuar me qindra milionë euro. Më tej shton se u privua edhe nga e drejta për të kontrolluar llogaritë VIA, në bankat ku ato ishin. Në kronologjinë e ngjarjeve sipas Pacollit, pasi MABCO arriti të realizojë mbi 95% të punimeve që i takonin sipas Kontratës së Koncesionit, Gjykata e Lartë...
Burimi:
sot.com.al